Një dëshmitar që ka qenë në autobus në momentin kur ka ndodhur sulmi ka rrëfyer se si ka ndodhur sulmi me armë, ku edhe humbën jetën 2 nxënës të mitur dhe shoferi i mjetit. Ai ka treguar se një person ka dalë para mjetit me maskë në fytyrë duke qëlluar me breshëri.
“Ishim duke me autobus. Edhe na ka dalë para një person i maskuar me kallash në dorë edhe ka filluar me gjuajtur drejt nesh. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt,”– ka thënë ai, i cili ka qenë i ulur në ulëset e para të autobusit.
