Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe një i plagosur në sulmin ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova për në Deçan. Për krimin makabër që tronditi gjithë vendin ka folur për media Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmetaj, i cili u shpreh se janë aktualisht janë dy ose tri pista në të cilat po punohet për zbardhjen e autorit të krimit. Mehmeti tha se aktualisht janë duke u zhvilluar aksione në kërkim të të dyshuarit dhe po intervistohen persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen.
“Të gjitha njësitet relevante janë këtu. Aktualisht i kemi dy ose tri pista në të cilat jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të japim detaje sepse në pistat në të cilat po punojmë janë në fazë fillestare. Jemi duke punuar në dy ose tri drejtime, ku i kemi dyshimet me bazë të caktuar por është herët të themi se kemi person/a të dyshimtë,”- është shprehur Mehmeti.
Më tej, sa i përket asaj se Gllogjani duhet të hyj në ‘shtet-rrethim’, Mehmeti tha se aktualisht në vendin e ngjarjes e kanë edhe njësinë e qenve, por që sipas tij, në mot me shi ata nuk mund të nuhasin ose të çojnë drejt ndonjë piste.
“Akutalisht kemi njësi të mjaftueshme, por në situata të tilla si kjo me shi, qentë nuk arrijnë ta nuhasin erën e armës apo diçka tjetër”, ka thënë ai dhe partive politike në Kosovë.
