Avokati mbrojtës i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj nuk ka pranuar të tregojë se ku ndodhet ish-kryeprokurori i cili tashmë është shpallur në kërkim.
Në një lidhje direkte për emisionin “Open”, Hazizaj tha se nuk kishte asnjë informacion se ku ndodhej i mbrojturi prej tij, duke shtuar se ka më shumë se një muaj që nuk komunikon me të.
LEXO EDHE:
“Llalla kemi më shumë se një muaj që kemi njoftuar për gjendjen e tij të rëndë shëndetësore, arsye përse kemi qenë në shërbim mjekësor. Po e rikthesoj, Llalla i ka besuar mbrojtjen ligjore një avokati nuk është i detyruar që të vijë në ambientet e gjykimit. Jam indiferent se ku ndodhet i mbrojturi prej meje. Ka dalë një urdhër në zbatim të një vendimi gjykatë të paragjykuar dhe pa standard ligjor,”- tha Sokol Hazizaj.
LEXO EDHE:
