Search
Close this search box.

Kush e nxori sekretin? Artan Hoxha “zbërthen” misteret e largimit të Ardi Veliut

Pas më shumë se tre vite në krye të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ditën e sotme i dorëzoi dorëheqjen nga detyra kryeministrit Edi Rama, i cili e firmosi dhe e falënderoi për punën. Kjo është vetëm ajo që duket, por cfarë fshihet pas letrës së Veliut? Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar mbrëmjen e sotme në “LOG”, u shpreh se Ardi Veliun e detyrën që të vetëdorëhiqej nga detyra.

Sot jemi pa drejtor të përgjithshëm policie. Unë dua të kuptoj cfarë po gatuan në krahun tjetër. E mban mend kur e hoqi Lleshajn, e përdori në një situatë kur u vendos në presion publik, si rasti i Klodian Rashës, dolët në protestë, ja ku e keni “kokën e turkut”. Fatmir Xhafaj e solli Ardi Veliun, me të cilin bëri dy palë zgjedhje dhe përballoi të gjitha protestat pas daljes së opozitës nga parlamenti.

Pse tani? Ardi Veliu nga shkresa kupton që është vetëdorëhequr. Rama vendosi në këto momente. Unë nuk kam kuptuar arsye të dukshme. A thua ra avioni? Nuk është hera e parë. Ka ndonjë situatë të jashtëzakonshme? Jo. Nuk ka pasur. Pra, Rama ka vendosur, ka gjetur këtë zgjidhje me dorëheqje. Jemi para faktit të kryer. Meqë iku Veliu sot, nesër nuk do të trafikohet kokainë, heroinë, apo nuk do të ketë ngjarje?

Po, do të ketë. Për mua njeriu që është përgjegjësi direkt është kryeministri i vendit, që punon me WhatsApp. Dhe kur punon me këtë standard mos prit për standarde e dokumente. Surpriza e vetme është me cilin do ta zëvendësojë” tha Artan Hoxha duke komentuar emrat që kanë dalë në media. “Zakonisht kur duan ta djegin dikë e nxjerrin emrin në media” tha ai.

Shemsi Prençi u shpreh se Ardi Veliu është njoftuar që mbrëmë për shkarkimin nga detyra. “Ajo, letra nuk është shkresë e përgatitur nga Ardi Veliu, as nga varësit as e shtypit në drejtorinë e policisë. Shkresa së pari nuk mban asnjë format zyrtar të ministrisë së Brendshme, as numër protokolli nuk ka. A thua u largua “Tirja” nga spitali covid. Shkresa nuk përmban elementët bazë.

Shkresa nuk është zyrtare, por kjo nuk ka shumë rëndësi. Ai erdhi në krye të policisë në rrugën më të pandershme duke kapërcyer tre grada. Në dijeninë time Veliu e ka marrë vesh mbrëmë përmes ish-ministrit Xhafaj, që e mori vesh nga Veliaj, sepse ka dalë sekreti i shkarkimit dhe Veliu ishte i shkarkuar që në mëngjes, nuk kishte pse të priste orën 12” tha ai.

Pikërisht në mesditë ishte deputeti demokrat Luan Baçi, ai i cili në Komisionin për Sigurinë Kombëtare pyeti ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu. Çuçi me nota ironike u shpreh se përgjigjen do ta merrte kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”.

Baçi i ftuar në “LOG” u shpreh se “Unë isha i bindur në atë që gatuhej në drejtorinë e policisë, ministrin e pyeta pa qëllim, jam i sigurt që ministri nuk dinte gjë, Rama vepron i vetëm, është kryeministër, ministër, drejtor i përgjithshëm i policisë. Largimi i Veliut nuk ndryshon, edhe tjetri do të bëjë cfarë të vendosë Rama” përfundoi Baçi./ Abcnews.al/

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) E frikshme/28-vjeçarja denoncon ish-bashkëshortin, publikon videon ku ai tenton ta mbysë

Read Next

Bledi Çuçi: Ardi Veliu iku vetë nuk e shkarkova unë me Ramën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular