Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar se Ardi Veliu e dha vetë dorëheqjen dhe se nuk e largoi kryeministri Rama.
Bledi Çuçi: Tha dorëheqjen jemi në fillimin e një mandati të ri ai ka gjykuar që të japë dorëheqjen. Nuk është e shtyrë apo nën presion. E ka marrë në një moment dhe një ushtrim të mandatit me shumë sukses.
Pse e përgënjeshtruat? A ishit në dijeni?
Ai është edhe…media u mor me një batutë që u nxor nga konteksti. Atje ka një dinamikë të caktuar. Ishte përgjigje ndaj një reagimi që kisha unë nga biseda që po bëhej brenda. Nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Unë kam qenë në mbledhje dhe nuk e kam ndjekur dinamikën. Është e vërtetë që ka dhnë dorëheqjen por nuk është shkarkuar. Kur e dija? Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë që Veliu dha dorëheqjen.
