Kryesia e Lulzim Bashës duket se ka firuar e gjitha teksa sot kanë marrë pjesë një numër i vogël i tyre dhe krejt pa peshë. Në të kanë marrë pjesë Dhurata Çupi, Kreshnik Çollaku, Agron Gjekmarkaj, Ori Nebiaj dhe Ervin Salianji. Sa i diskutimeve mes tyre ata kanë propozuar që në struktura të mos ketë individë të shpallur “non grata”, nga SHBA. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e jetë, ndërsa Salianji ka kërkuar kthimin e këtij propozimi në rezolutë.
Pjesë nga diskutimet:
Dhurata Çupi: Kjo është për Sali Berishën. Ta themi qartë dhe shqip. A jemi ne në gjendje ta perballojmë dot këtë ndaj demokratëve?
Kreshnik Çollaku: Jam dakort me këtë propozim.
Agron Gjekmarakaj: Jam dakort me propozimin.
Salianji: Ta kthejmë në rezolutë.
Orjela Nebiaj: Dakort