Search
Close this search box.

Lëvizte me armë zjarri pa leje pranë selisë së PS/Prokuroria e Tiranës kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 5 vite burg për Vladimir Gjutën. Kjo masë dënimi për të u kërkua në përfundim të gjykimit të tij për akuzën e “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Seanca e radhës, ku pritet të dëgjohen konkluzionet e mbrojtjes u caktua në 27 janar.

Vladimir Gjuta u arrestua më 10 shkurt të vitit të kaluar. 40-vjeçari u pikas pranë selisë së Partisë Socialiste me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 100 mijë euro me vete. Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Arrestimi i 40-vjeçarit erdhi 5 ditë nga lirimi prej burgut, pas arrestimit të tij më 22 janar. Gjuta qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur por u la i lirë pasi i afërmi i tij e tërhoqi denoncimin. Më herët, Gjuta është akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.

Vinkmag ad

Read Previous

Përplasja mes Vjosa Osmanit dhe kryetares së KQZ-së/ Flasin juristët: Ku gaboi presidentja

Read Next

E kam thënë që ky djalë është talent

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular