Search
Close this search box.

Përplasja mes Vjosa Osmanit dhe kryetares së KQZ-së/ Flasin juristët: Ku gaboi presidentja

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mund ta shkarkojë kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, përmes Ligjit për Zgjedhjet Parlamentare.

Neni 61.5 ia jep të drejtën presidentit të shtetit ta shkarkojë kryesuesin apo çdo anëtar të KQZ-së, njofton Klan Kosova.

Një nga rastet është kur e dëmton integritetin e institucionit.

Por një veprim i tillë mund ta bëjë Osmanin ta shkel një ligj tjetër, pasi është e përfshirë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje e cila nuk u certifikua në KQZ.

Ehat Miftaraj nga Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) ka thënë se çdo veprim i Osmanit ndaj Dakës do të konsiderohej si konflikt interesi.

“Çdo veprim në raport me zonjën Daka do të mund të konsiderohej konflikt interesi apo përceptim i konfliktit të interesit”, vlerëson Ehat Miftaraj nga IKD, njofton Klan Kosova.

Lirimi i Dakës nga detyra mund të jetë lëndë edhe për Gjykatën Kushtetuese, sipas avokatit Mentor Beqiri.

“Mund të çojë në një shkelje kushtetuese dhe e njëjta mund të iniciohet në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë apo nga vetë kryeministri dhe mund të vijojnë procedurat tjera ligjore”, thotë ai.

Osmani në paraqitjen virtuale, të shtunën, tha se do të ndërmarrë masa nëse përsëriten skenarë të njëjtë.

Por, sipas Beqirit, presidentja nuk duhet ta tejkalojë një situatë, nëse vlerëson se ka pasur shkelje.

“Nëse ti e legjitimon herën e parë shkeljen e integritetit dhe thua që ”kësaj radhe nuk po të shkarkoj dhe nëse përsëritet herën tjetër do të shkarkoj”, ajo nuk është një qasje institucionale”, shton Beqiri.

Ndërsa Miftaraj vlerëson se qasja e Osmanit i jep mbikompetencë shërbyesve civilë, madje edhe nëse dalin kundër një vendimi të një institucioni më të lartë.

“Si mund të funksionojë Kuvendi ose Presidenca ku nëse një drejtor e vlerëson se një vendim i presidentes është i padrejtë dhe nuk dëshiron ta zbatojë”, thotë ai.

Listat e Vetëvendosjes, AAK-së e Nismas nuk u certifikuan me arsyetimin se kishin përfshirë kandidatë që kanë dënime të formës së prerë në tri vjetët e fundit.a e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, mund ta shkarkojë kryesuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, përmes Ligjit për Zgjedhjet Parlamentare.

Vinkmag ad

Read Previous

Tabaku në Zall Herr/Banorët: Jetojmë si në Mesjetë

Read Next

Lëvizte me armë zjarri pa leje pranë selisë së PS/Prokuroria e Tiranës kërkon 5 vite burg për Vladimir Gjutën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular