Liroi nga burgu kriminelët/ Merret vendimi i rëndësishëm për gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren Enkelejda Hoxha.

Vendimi është marrë para pak minutash në mbledhjen e KLGJ-së dhe është komunikuar nga kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami.

Sipas njoftimit të KLGJ-së, Inspektori i Lartë i Drejtësisë me në krye Artur Metanin, kishte argumentuar shkeljet disiplinore të magjistrates, si mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit; veprime që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët, mosrespektim të rëndë e të vazhduar të legjislacionit material e procedural penal dhe nxjerrje të akteve të paarsyetuara.

Hoxha është magjistratja e dytë për të cilën KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkim nga detyra, për shkelje të rënda disiplinore lidhur me lirimet para kohe me kusht dhe e treta magjistrate e shkarkuar nga KLGJ pas një hetimi disiplinor të ILD-së.

Gjyqtarja Hoxha u arrestua nga SPAK me akuzën e lirimit nga burgu të të dënuarve në shkëmbim të parave. Gjykata e Posaçme vendosi arrest me burg për të.

Gjyqtarja Hoxha njihet si ‘avokatja mbrojtëse’ që ka mundësuar lirimin e parakohshëm të disa kriminelëve të dënuar me burgim të përjetshëm.

Hoxha ka liruar Endrit Doklen, Hekuran Billon, Genc Tafilin dhe Ilir Pajën, përmes një skeme të njëjtë.

Njoftimi i KLGJ-së: Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore shkarkim nga detyra për magjistraten E.H., gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin, sipas të cilit KLGJ, vendosi shkarkimin nga detyra të magjistrates gjyqtare. Në seancën e paraqitjes së përfundimeve mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kishte argumentuar shkeljet disiplinore të magjistrates, si mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit; veprime që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët, mosrespektim të rëndë e të vazhduar të legjislacionit material e procedural penal dhe nxjerrje të akteve (vendimeve) të paarsyetuara. E.H. është magjistratja e dytë për të cilën KLGJ ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkim nga detyra, për shkelje të rënda disiplinore lidhur me lirimet para kohe me kusht dhe e treta magjistrate e shkarkuar nga KLGJ pas një hetimi disiplinor të ILD-së. Prej marrjes së detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë shqetësimin publik për vendimmarrjet dhe veprimtarinë e institucioneve të tjera, lidhur me lirimet para kohe me kusht, duke përcaktuar si prioritet fillimin e inspektimit të ILD-së, pikërisht këtë fenomen. Pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë vijon verifikimi për vendimmarrje të ngjashme bazuar në procesin e inspektimit tematik në gjykatat e prokuroritë e vendit.

Vinkmag ad

Read Previous

Truproja i Erdogan kryen vetëvrasje/ Shkruan letrën e lamtumirës: Ja çfarë më bëri t’i jap fund jetës

Read Next

VIDEO/Basha i merr telefonin vlonjatit dhe flet me gruan e tij: Ma jep mua! Thëllëzë, si je? Ta kam kapur për dore burrin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular