Truproja i Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, Mehmet Ali Bulut ka kryer vetëvrasje.
Trupi i pajetë i Ali Bulut, u gjet nga tre kolegët e tij në shtëpi pasi nuk shkoi në punë.
3 kolegët e tij hynë në shtëpinë e tij me anë të një bravandreqësi për shkak se dera ishte e kyçur.
Në një letër që ka lënë, Mehmet kishte shkruar se poshtërimi, fyerja dhe gënjeshtërat e kishin vendosur atë në vendimin për t’i dhënë fund jetës, shkruajnë mediat turke.
Ai shkruan më tej se nuk dëshironte asnjë nga kolegët dhe eprorët e tij të shkonin në varrim përveç komisionerit Mustafa Yavuzkanat.
“Fyerja, kërcënimi, shkarkimi i stafit tuaj, poshtërimi i tyre, vënia e tyre në një pozicion të keq, duhet të jetë puna juaj më e mirë. Çdo person ka krenari dhe unë nuk mund t’i pranoja ato fjalë. Unë uroj që ju të përpiqeni t’i kuptoni ata duke qenë i mirë me stafin, vend të asaj që kam shkruar më lart. Unë nuk dua që ndonjë oficer të vijë në varrimin tim, përveç komisionerit tim Mustafa Yavuzkanat. M. Ali Bulut,” shkruhej në letër.
