Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka komentuar me dy situatat me të cilat po përballet Partia Demokratike.
Andoni u shpreh se referendumi është inerci i kuvendit të 11 dhjetorit, ndërsa nga ana tjetër Basha po mundohet të krijojë imazhin se PD ekziston.
“Një aktivitet i ndarë në dy pjesë që do doja të mos i ndodhte PD, por ja që ndodhi. Kam parë një mobilizim sidomos në kuvendin që drejton Basha në sensin real për të krijuar imazhin që PD ekziston në formë institucionale. Mu duk në fjalimin e tij fjalë pak e fryrë duket sikur po fliste pas zgjedhjeve kur duhet të fliste për realitetin e PD, por gjithçka e mori stigma e Berishës dhe atë që PD do bëj në të ardhmen. Nga një anë është e mirë për nga ana tjetër është e vonuar se baza e PD po ikën kaq shumë pas Berishës. Te referendumi i Berishës është inerci i kuvendit të tyre të 11 dhjetori”, tha Andoni.
Sa i përket delegatëve të kuvendit të Bashës, Andoni tha se rëndësi ka pjesëmarrje dhe vlefshmëria e votës që do të thotë pjesa e strukturës që voton të jetë e plotë dhe se sipas tij nuk ka rëndësi që ishin në 11 apo janë në 18.
“Të dyja palët po luftojnë me numrat dhe problemi është formaliteti i vërtetë i bazës. Mendoj se gjithçka do mbartet te gjykata dhe kjo është lajmi jo i mirë për PD dhe bazën”, u shpreh analisti.