Pas mbledhjes së firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike nga ana e mbështetësve të Berishës, kryedemokrati Lulzim Basha do të mbledhë ditën e nesërme kryesinë e selisë blu.
Lajmin e ka bërë me dije Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, i cili ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, me rend dite:
Diskutime dhe vendimarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.
Mbledhja e Kryesisë vjen në një kohë, kur ish-Kryeministri Sali Berisha pak ditë më parë ka dorëzuar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar që pritet të mbahet më 11 Dhjetor.