Search
Close this search box.

Lulzim Basha: Ju tregoj njerëzit e botës së krimit që po ndihmojnë Berishën, ky është fundi…

Tema e ish-kryeministrit Berisha ka shkaktuar debate në kryesisë e PD-së ditën e sotme mes kryetarit Basha dhe Edi Palokës.

Burime bëjnë me dije se Basha ka pyetur se çfarë pune ka Suel Cela, Qifja dhe Tom Doshi që firmosin formularët dhe me Kuvendin e PD.

Ndërkohë Edi Paloka është përgjigjur se në një rast të tillë duhet dërguar në prokurori dhe jo të diskutohen në Kryesi.

Nga ana tjetër Basha ka shtuar se Sali Berishës është duke i bërë shantazh PD-së me këtë nisme dhe se ky është një fund realisht i dhimbshëm për të.

Debati mes Bashës dhe Palokës:

Lulzim Basha: Kush më shpjegon çfarë pune ka Suel Cela, që mban peng kryetarët e grupseksioneve për të firmosur formularët? Çfarë pune ka Qifja me Kuvendin e PD? Po Tom Doshi? Kush a shpjegon?

Edi Paloka: Çoji ne prokurori Kryetar, mos na i trego këtu.

Lulzim Basha: Jam aq i përgjegjshëm sa të mos fus prokurorinë në parti, por ajo që dua të them është se gjithçka mund të ishte shmangur, nëse Sali Berisha do të kishte mbajtur fjalën dhe të mos e kishte përfshirë PD ne konfliktin e tij personal me SHBA. PD ka institucione, ka statut dhe nuk ka për të patur struktura paralele. Më 11 Dhjetor, mund të ketë tubim, por jo kuvend të PD. Paloka foli për mungesë vëmendje nga unë për masakrën zgjedhore. Si i shërbehet kauzës së masakrës zgjedhore, kur të njëjtët persona janë thirrur, janë shtyrë apo u është shkelur syri nga Edi Rama për t’u përfshirë me formularët e PD? Nuk më dhatë asnjë përgjigje çfarë interesi ka Suel Çela? Po Qifja? Ça interesi ka Tom Doshi përveçse për të përçarë PD?

Nëse plani i “Foltores”, i Sali Berishës është t’i bëjë shantazh PD-së me sabotim të çfarëdo zgjedhjesh që kemi përpara, po ju them se e ka shumë gabim. Është një fund realisht i i dhimbshëm për përmasat e figurës së tij, e kontributit të tij jo thjesht për PD, por për Shqipërinë tij. Shantazh PD-së se “po erdhën zgjedhjet, ne do t’ju dëmtojmë, që ju të mos arrini rezultat përballë Edi Ramës, ky është fundi. Uroj që të paktën këtë hap të mos e hedhë”!

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Godet sërish ministrja e Bujqësisë së Edi Ramës: Do hapim tregun online për fermerët

Read Next

Basha vendosi thirrjen e Kuvendit të PD-së më 18 dhjetor/ Sali Berisha nuk duron më, bën lëvizjen e fundit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular