Nga Artan Fuga/Interesante deklarata e zotit Lulzim Basha sot me kryetarët e rretheve!
Pesë pyetje lindin që mediat dhe gazetarët duhet të bëjnë për të na sqaruar ne të tjerëve :
1. Po atje ku i ka fituar mandatet a i njeh zgjedhjet? Apo nuk njeh vetëm atje ku nuk ka fituar?
2. Të mos njohësh zgjedhjet, logjikisht, me logjikën më elementare, nuk do të shkosh në Kuvend. A do të digjen pra mandatet, a do të hyjmë përsëri atje ku ishim?
3. Po deputetët çfarë thonë? A janë pyetur? Po partitë e tjera opozitare? Se partia nuk i njeh, por ligja njeh deputetin jo partinë.
4. A nuk do të kishte qenë më mirë që me këto kushte që diheshin, të mos kishte hyrë në ato zgjedhje, dhe jo të hynte dhe të deklaronte mosnjohjen pas rezultatit?
5. Kur nuk i njeh, a propozon zgjedhje të reja, apo çfarë? Se ne si qytetarë duam të dimë çfarë do bëhet. Çfarë do të bëjë opozita?