Search
Close this search box.

VIDEO/Mark Marku përplaset me njeriun e Erion Veliajt: Do t’u nxjerrim me shkelma nga zyra në rrugë! Do ketë revoltë

Deputeti i ardhshëm i Partisë Demokratike, Mark Marku është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Arbër Mazniku, duke i thënë se do t’u tërheqim zvarrë nga zyrat. 

Ai ka paralajmëruar se PD mund të mos i njohë zgjedhjet dhe thotë se do të ketë revoltë.

Gjatë diskutimit në emisionin “Opinion”, Marku e ka humbur qetësinë dhe ka thënë se socialistët e meritojnë “t’i nxjerrësh me shkelma nga zyra”.

“Do ketë revoltë”, tha Marku, kur gazetari Blendi Fevziu e pyeti se PD e ka provuar me protesta por s’ka arritur gjë.

Pjesë nga debati:

Marku: Këta i caktojnë çmimin i thonë t’i vlen një thes miell

Marku: Ju jeni të pacipë mor burrë, Ç’a kuptimi ka me fol me ju

Fevziu: Në ç’kuptim të pacipë?

Marku: Këtyre t’u ngrihesh t’i nxjerrësh me shkelma nga zyra, ti trajtosh si rrugaçë

Fevziu: E provove këtë Mark por nuk ia arritët

Marku: Jo s’e kam provuar akoma, do shikojnë këta çfarë do ndodhë. Pse do mbajnë këta pushtetin me banda me dhunë? Se duan të vjedhin këta…

Fevziu: Çfarë do ndodhë?

Marku: Do ndodhë ajo që ndodh në një vend demokratik, do ketë revoltë.

Vinkmag ad

Read Previous

Si ta vlerësojmë punën e një politikani?

Read Next

Lulzim, do i djegësh prapë mandatet?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular