Në mesin e 46 viktimave në aksidentin tragjik ku u perfshi autobusi i Maqedonisë së Veriut ne Bullgari eshte edhe motra me dhëndrin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Abduselam Selamit.
Selami përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të motrës së tij dhe bashkëshortit të saj.
“Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhjaNë duart tua i rita, me nënën të zëvendsoja, këshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur! Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 46 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi. Për varrimin do jeni të informuar”, shkruan Selami.