Drejtoresha e Teatrit të Operas, Zana Çela, vjen në një intervistë për “News 24”, ku flet për disa çështje të nxehta që kanë të bëjnë me institucionin që ajo drejton. Çela ndalet te sezoni i ri artistik, infektimi me Covid-19 dhe përjetimi e sëmundjes, koncertet e Ansamblit në spitalet Covid dhe kritikat që mori. Ajo përgjigjet edhe për fundin e mandatit të saj katërvjeçar dhe analizon mundësitë e një opere private.
Prej vitesh e angazhuar në projekte e aktivitete kulturore, Çela ka pasur shpesh në fokus të rinjtë, duke organizuar deri edhe një festival operistik si “Marie Kraja”, që u bë pikë kthese në karrierat e të rinjve. Tashmë është më të rinjtë që ka hapur sezonin e ri artistik të Operas kushtëzuar ndjeshëm nga pandemia.
Ajo tregon si e sheh Operan e së ardhmes.