Shqiptari Jetmir Buçpapaj, pjesë e një prej bandave të grabitjes më spektakolare në Britaninë e Madhe është martuar disa muaj pas lirimit.
Buçpapaj, u dënua në vitin 2008 për vjedhjen e 53 milionë paundëve nga depoja e Securitas në Tonbridge, Kent. Nga shuma prej 53 milionë paundësh, mungonin 30 milionë paund, por Buçpapaj e bindi gjyqtarin se nuk kishte asgjë dhe u urdhërua të paguante vetëm një paund. 41 vjeçari, u dënua me 15 vjet burg për grabitje, rrëmbim dhe armë.
Ai u lirua në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua. Gruaja e parë britanike e Buçpapës, Rebecca, ishte zotuar t’i qëndronte pranë, por thuhet se ata u divorcuan ndërkohë që shqiptari ndodhej në qeli.
Pas lirimit, ai është martuar këtë vit me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë. “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim në emrin e tij apo të të afërmve të tij”, shkruan gazeta angleze The Mirror.