Kërkohej për vrasje dhe drogë/Arrestohet në Tiranë 36 vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar 36 vjeçarin i cili kërkohej për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim e shitjeve të lëndëve narkotike.

Njoftim:

DVP Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar në fushën e krimeve kundër jetës.

Vihet në pranga nga Forcat “Shqiponja” 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore.

36-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

Ngjarja:

Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I.

36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Vinkmag ad

Read Previous

Kikia: Rama, Berisha dhe Meta duhet të ishin shpallur “non grata” në Shqipëri! Abilekaj: Basha kërkon elektorat larg PD

Read Next

Martohet Jetmir Buçpapaj/U përfshi në grabitjen spektakolare të 53 milionë paundëve në Angli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular