“Mashtrues ordiner dhe fundërrine”- Bardhi i përgjigjet Murrizit: Si Berisha po fsheh ata që kanë probleme me drejtësinë, mos u habisni kur…

Jepi Share

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur Myslim Murrizit pas akuzave të këtij të fundit.

Bardhi shprehet se po i trajtojnë demokratët si njerëz pa memorie, ndërsa shton se tashmë kushdo që ka probleme me drejtësinë fshihet pas partisë së ish-kryeministrit Berisha.

“Kushdo ka probleme me drejtësinë ka tashmë strehen e tij; partia e SB. Ky i fundit i jep titullin “opozitar i vërtetë”, duke mohuar vetveten dhe duke i trajtuar demokratët si njerëz pa memorie. Mos u habisni që të strehojë edhe ER dhe ta shpall “opozitar të vërtetë””, shkruan Bardhi.

Me herët ish-deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer me tone të ashpra Gazment Bardhit, i cili e akuzoi se kur ishte deputet ka bashkuar votat me Edi Ramën. Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Murrizi thotë se nuk ka votuar asnjë ligj të qeverisë, me përjashtim të atyre që ai i konsideron të rëndësishme, siç janë ndryshimet kushtetuese për listat e hapura.

Murrizi e quajti Bardhin një mashtrues ordiner, që përfaqëson një grusht fundërrinash në politikë dhe në Partinë Demokratike.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Presidenti” Sazan Guri: Shën Pjetri e Shën Pali erdhën tre herë në Berat, biles ngritën kishën e parë në Durrës

Read Next

“Sali Berisha nuk është një alternativë për shqiptarët”, Ori Nebaj e thotë troç: Jam krenare që kam kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, ja çfarë më intereson mua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular