Gazetari Artan Hoxha zbulon se kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbrohet nga 4 punonjës të Gardës së Republikës duke hedhur poshtë pretendimet e Komisionit të Rithemelimit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha se kryedemokrati po merr forca të shumta rendi për të mbrojtur selinë blu.
Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se pas 13 dhjetorit 2021, kur ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij shkuan drejt selisë së PD-së, Garda e Republikës vendosi që të rriste numrin e shoqëruesve personal të Bashës nga 2 në 4. Ky vendim erdhi si shkak i një raporti ku thuhej se lideri i PD-së kërcënohet fizikisht. Këta pjesëtarë të Gardës janë vendosur vetëm për të siguruar mbrojtjen fizike të Lulzim Bashës dhe jo për të mbrojtur godinën e Partisë Demokratike.
Hoxha shton se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha nuk do të pengohen nga punonjësit e Gardës së Republikës nëse ata duan të futen në ditët e ardhshme brenda selisë së Partisë Demokratike.
POSTIMI I ARTAN HOXHËS:
Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim…
Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise…
Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes.
Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes.
Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten.
Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese.
Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda.
Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet.
Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend…
Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht.