Janë marrë dëshmitë e para lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot kryeqytetin. Një person u vra dhe 4 të tjerë u plagosën pas atentatit mafioz të ndodhur në Don Bosko. Një qytetar ka treguar një detaj të dhimbshëm në lidhje me atentatin e sotëm ku mbeti i vrarë 35-vjeçari Erion Çela.
35-vjeçari ka ndërruar jetë në duart e gruas shtatzënë e cila lutej për ambulancën. Ajo ndodhej në supermarket në momentin kur ndodhi vrasja, shkruan gazeta Shqip.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë kryeqytetin por ende asnjë shenjë nga autorët.