Me Bashën apo Berishën? Rama flet si analist: Kryeministrit i intereson sherri, por…

Kryeministri Edi Rama foli për konfliktin në PD duke premtuar se do të hiqte “kostumin e kryeministrit dhe duke diskutuar si analist për situatën” në emisionin Zonë e lirë.

I pyetur se me kë është Rama, me Bashën apo me Berishën, kryeministri thotë se në mënyrë cinike është me sherrin, ndërsa për të mirën e vendit është me një opozitë që mund të flitet.

“Territoret e partive politike nuk janë prekur nga ndërhyrje të jashtme, kjo do të thotë që unë si analist them se Edi Rama s’ka lidhje fare me atë punë. Rama do të donte të kishte përballë një force me legjitimitet moral për ta përfaqësuar të gjithë opozitën. Por është e sigurt sipas meje Rama nuk është me asnjërin.

Unë mendoj se në mënyrë cinike Ramës i intereson sherri, por në mënyrë pragmatike në funksion të asaj që ka nevojë Edi Rama i intereson qetësia, pra i intereson një opozitë që mund të flitet. Të dyja këto janë të pamundura. Unë thashë që do ti interesonte një opozitë që mund të fliste dhe angazhohej për arsyen pragmatike

Nuk ka beteja për këta, sepse këta i ka mundur. Por është e sigurt sipas meje që Rama nuk është me asnjërin. Në mënyre cinike do të ishte me sherrin, në mënyrë pragmatike do të ishte me një opozitë të unifikuar dhe që angazhohet”, – shpjegoi Rama si analist ne Zone e Lirë.

Vinkmag ad

Read Previous

Nga afera e “Rrugës së Kombit”, pakti i detit me Greqinë e deri tek protesta e 21 janarit: Tri të vërtetat e pa rrëfyera Berisha-Basha

Read Next

VIDEO/A do të jepni dorëheqjen nëse gjysma e kabinetit përfundon në burg? Ja si përgjigjet Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular