“Me mua s’guxonte njeri të bllokonte rrugët”/ Haradinaj: Kurti po rrezikon policët në veri

Ramush Haradinaj thotë se Albin Kurtit i ka dalë situata nga duart në veri të Kosovës, duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë, që sipas kreut të AAK-së, kanë mbetur të bllokuar atje.

“Nuk çohen policia atje që pastaj me ardhur KFOR-i me t’i liruar ose me negocu me Rakiçin, me ministrin tënd. Ky negocion me ministrin e qeverisë së vet se si të shpëtojë policinë e vet”, thotë Haradinaj. Kreu i AAK-së mendon se qeveria ka dështuar në vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, duke akuzuar se nuk pati një plan të duhur.

Ai deklaron gjithashtu se nëse do të ishte ai Kryeministër, “askush nuk do të guxonte të bllokonte rrugët” në veri. “Nëse qeveris Ramush Haradinaj, s’ka për të pasur bllokada në rrugë. S’kanë guxuar”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.