VIDEO/E tmerrshme, njerëzit zihen me thika për disa pika benzinë

Londra po përgatit forcat e armatosura për të lehtësuar problemet me furnizimin me karburant.

Me sa duket pritja e gjatë dhe radhët në pikat e karburantit kanë irrituar britanikët, të cilët kanë arritur të marrin dhe thika me vete për të siguruar pak benzinë.

Një shofer britanik në jug-lindje të Londrës, i irrituar nga pritja e gjatë dhe radhët kilometrike për pak benzinë, debatoi me një shofer tjetër,  pa hezituar të nxirrte edhe një  thikë.

Siç shihet në video, shoferi i tërbuar iu drejtua shoferit tjetër dhe duke e kërcënuar me thikë, i kërkoi të zbriste nga makina.

Fatmirësisht, incidenti përfundoi pa të lënduar.

Vinkmag ad

Read Previous

“Me mua s’guxonte njeri të bllokonte rrugët”/ Haradinaj: Kurti po rrezikon policët në veri

Read Next

Del videoja e vrasjes së oficerit të policisë, Saimir Hoxha në Lezhë, si u qëllua nga autori Aldi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular