Search
Close this search box.

Mediat turke japin alarmin: Kosova në prag të luftës, Erdogani gati të furnizojë me dronë Serbinë

Mediat turke kanë ngritur alarmin duke thënë se Kosova gjendet në prag të luftës me Serbinë. Sipas tyre, konflikti i mundshëm mund të vijë si pasojë provokimeve serbe.

Gazeta e madhe turke “Hurriyet” thekson se shpenzimet e Serbisë për ushtrinë janë rritur ndjeshëm ku ka nënshkruar një kontratë edhe me vetë Turqinë për armatosje.

 “Shikoni shpenzimet ushtarake në Serbi në rritje në vitet e fundit. Për kë po i blejnë të gjitha këto? E them me shumë qetësi, paralajmërimi im është i bazuar në analiza racionale, jo emocionale. Mendoj se situata është padyshim më e rrezikshme se dikur të jetë.”, u shpreh Albin Kurti.

Shpenzimet e Serbisë për mbrojtjen janë më shumë se dyfishuar që nga viti 2015, duke e bërë atë shpenzuesin më të madh ushtarak në Ballkanin Perëndimor. Vendi ka modernizuar shumë forcën e tij ajrore në vitet e fundit, duke blerë dronë, avionë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore nga Rusia dhe Kina.

Ministria e Brendshme e Kosovës ka njoftuar më 20 shtator se automjetet me targa të Serbisë që duan të kalojnë kufijtë e vendit nuk lejohen të kalojnë dhe se automjeteve që hyjnë në vend do t’u jepen targa të përkohshme të Kosovës.

Në deklaratë thuhet se marrëveshja për lëvizjen e lirë të trafikut të nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2016 ka skaduar më 15 shtator dhe se në vend do të mund të qarkullojnë vetëm automjetet me targa të Republikës së Kosovës.

Në deklaratë thuhet se targat e përkohshme janë vendosur në xhamin e përparmë dhe xhamat e pasmë të automjeteve, ndërsa targat e vërteta janë hequr.

Serbia ka reaguar shumë ashpër ndaj vendimit të targave të Kosovës dhe ka vendosur njësitet e saj të ushtrisë në kufirin e Kosovës.

Në kufi ishin vendosur edhe njësitet policore të Kosovës. Rruga për në vendkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak u bllokua nga barrikadat e ngritura nga protestuesit serbë të Kosovës.

Me përshkallëzimin e tensioneve, erdhën thirrje nga BE-ja dhe NATO-ja për dialog dhe deeskalim.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan bëri një deklaratë në aeroplanin që kthehej nga Roma, “Është shumë e rëndësishme të ruhet paqja dhe qetësia që është krijuar me vështirësi në Ballkan dhe në Bosnje-Hercegovinë. Ky vend ka një të veçantë vend në zemrat e popullit turk si dhe në marrëdhëniet tona dypalëshe. Ne jemi gjithmonë me vendet simotra këtu. Shpresojmë që tash e tutje të veprojmë në drejtim të vazhdimësisë së mjedisit të paqes, qetësisë dhe besimit. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim këtë proces tani e tutje”.

Vinkmag ad

Read Previous

Incidenti me policin/Gazetarja Anila Hoxha tregon telefonatën nga i ati: “Fale se ka qenë i lodhur”!

Read Next

VIDEO/Artan Hoxha: Kush janë bosët shqiptarë të krimit që jetojnë dhe drejtojnë të qetë bizneset e tyre në Dubai

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular