Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu akuzojnë Gjykatën e Posaçme të Apelit, se ka përdorur plagjiaturë për të arsyetuar vendimin me të cilin i hapi rrugë rigjykimit për tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Sipas avokatëve plagjiatura është marrë nga tema e diplomës së studentit italian Mirko Massimo Petrachi në vitin shkollor 2002- 2003.
Avokatët pretendojnë se bëhet fjalë për arsyetimin e provës së re, që përkon me faqen 17 të vendimit të Apelit, që sipas tyre është gati identik me përkthimin alla google të faqes 13 të temës së mbrojtur të diplomës së studentit.
Avokatët arsyetojnë me tej se ky qëndrim plagjiaturë përbën marrje të padrejtë të veprës së tjetrit në çdo probabilitet koinçidence dhe mendimi të njëjtë e të krijuar paralel, produkt në mënyrë të pavarur nga gjyqtari i çështjes.
Mbrojtësit e Mediut pretendojnë se janë katër çështje themelore që shkelen madje injorohen nga pseudogjykimi siç shprehen ata në dhomë këshillimi i gjyqtares së Gjykatës së Apelit.
Avokatët thonë se asnjë vendim pushimi gjyqësor nuk mund të rikthehet për vlerësim në fazën e seancës paraprake aq më shume sipas avokatëve që ky vendim pushimi në rastin konkret është marrë nga Gjykata më e Lartë e vendit.
Pak ditë me parë SPAK ka bërë me dije se regjistruar procedimin penal ndaj ish ministrit të Mbrojtjes për dy akuza: Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim si dhe shpërdorim i detyrës në bashkëpunim me një subjekt ushtarak.”/Ora News/