Dalin pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur sot në Koplik, ku humbi jetën një person. Si pasojë e një aksidentit të rëndë humbi jetën 45-vjeçari Durim Lushaj, i cili ishte pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip “Volkswagen”, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë.
Siç shihet nga videoja, mjeti tip “Benz” me drejtues një 20-vjeçar vjen me shpejtësi të frikshme, duke përplasur mjetin tip “Volkswagen” që ishte para tij.
Si pasojë e përplasjes së fortë Volkswageni ka dalë nga rruga duke shembur edhe tabelën e sinjalistikës që ndodhej në rrugë. Shoferi i “Benzit” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme, kurse 2 të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.