Infermierja e spitalit të psikiatrisë Elisabeta Bardhollari vidhte kartat e identitetit nga pacientët dhe së bashku me shitësen e dyqanit të “GoTech” aplikonin për kredi në institucionin e kredidhënies “IuteCredit”, nga ku tërhiqnin para përmes aplikimeve online . Shitësja e dyqanit “GoTech” Orjada Hoxha merrte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte ndërsa bashkëpunonte me infermieren. Gjithashtu u ndoq penalisht A. H që shërbente si transportues dhe bashkëpunëtor i të dyjave.
Operacioni policor “Elektro” ka sekuestruar pajisje të ndryshme elektroshtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë. Strukturat e policisë po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi de gjithashtu pritet të zbulohet nëse institucioni financiar “IuteCredit”, ka abuzuar nga ana e tij duke i ofruar lehtësira grupit që merrej me këtë aktivitet të paligjshëm.
