Avokati i Saimir Tahirit ka folur për mediat pas rikthimit të dosjes së Saimir Tahiri në Apel. Ai ka deklaruar se Tahiri insiston për pafajësinë e tij.
PRONONCIMI PËR MEDIA:
Maks Haxhia: Ne dhe dy kolegët e tjerë kërkuam zgjidhjen e çështjes në themel. Pika e dytë, po Albana Boksi dha dorëheqjen, e cila miratohet nga drejtuesi i Gjykatës. Drejtuesi nuk e pranoi, kështu që ne e shpalosëm këtë në Gjykatën e Lartë. U pranua si shkelje e rëndë.
Tahiri është ankuar për zvarritje?
Maks Haxhia: Çdo njëri që ka probleme, do të shkëputet sa më shpejt. Unë e shoh nga më brenda drejtësinë.
Edhe Sadushi ka dhënë dorëheqjen, u bë me dije arsyeja?
Maks Haxhia: Jo, nuk bëhet me dije arsyeja. Nuk u pranua nga Gjykata e Lartë. Fakti që ishte në gjykim, tregon se respekton vendimin e radhës. Tani presim që të zbardhet vendimi. Insistojmë për pafajësinë tonë. Çdo njeri ka bashkëudhëtar dhe dështimin, por ne jemi optimistë duke marrë parasysh aktet në dosje.