Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk është takuar me ish-kryeministrin Sali Berisha rreth një viti, ndërkohë që ka shtuar se do të shmang dhe takime të tjera me të për disa javë. Në një intervistë për “Rtv Ora”, Meta ka thënë se kryedemokratit Lulzim Basha i ka dhënë dy këshilla. Ai tha se i ka thënë Bashës që të respektojë gjithmonë Berishën, por dhe të vendos vetë kur mendon se Berisha e ka gabim.
Meta: Kam gati një vit që nuk jam takuar me z.Berisha dhe do përpiqem të shmang çdo takim, të paktën edhe disa javë, pastaj shpresoj të takohem me të dhe me z.Basha, dhe këdo tjetër. Të gjithë duhet të sillen me shumë përgjegjësi në raport me PD-në, misionin e saj opozitar dhe t’i japin fund situatës ku askund nuk mban përgjegjësi, apo ku transferohet te dikush tjetër. Kam qenë i hapur me të dy, këshilla që i kam dhënë gjithmonë z. Basha ka qenë që ta respektojë gjithmonë z.Berisha, por edhe të vendosi vetë kur mendon se z.Berisha e ka gabim. Por asnjëherë të mos bjerë viktimë e diversioneve për të mohuar kontributet e tij, apo vlera e tij, sepse dihen kontributet e tij.
