Search
Close this search box.

Milaim Zeka u drejtohet shqiptarëve: O popull i mjerë, problem janë plehrat në bregdetin tuaj, jo muzika serbe

 Gazetari Milaim Zeka mendon se problem në Shqipëri janë mbeturinat në të gjithë vijën bregdetare dhe jo nëse do të bëhet apo jo koncerti ku do tëj etë dhe këngëtari serb, Goran Bregoviç.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa i quan shqiptarët popull i mjerë, Zeka shton se përsa i përket muzikës, kushdo zgjedh çfarë dëshiron të dëgjojë, ndërsa helmin e plehrave e fudim në organizëm edhe kur nuk duam.

“Degjo o popull i mjer: Per mu ma problem jane pleherat neper gjithe bregdetin e Shqiperise, se sa Bregoviçi. Muziken e atij shovenisti e degjon ai qe don, kete helm te pleherave e fusim ne organizem padashje. Ja shikoni…,”- shkruan Zeka.

Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç.

Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve.

Vinkmag ad

Read Previous

Berisha s’pyet për SHBA-të: S’më pengon dot kush të jem në parlament

Read Next

Tenton të arratiset nga burgu 313, Arbër Çekaj/ Njeriu i 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular