Tenton të arratiset nga burgu 313, Arbër Çekaj/ Njeriu i 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit

Arbër Çekaj ka tentuar të arratiset sot nga burgu ‘313’ në kryeqytet së bashku me Fatmir Pjetrin, i njohur si pjesë e bandës së ‘Babagjyshëve’.

Çekaj ishte dënuar me 13 vite burg për kapjen e 613 kg kokaine që vinte nga Kolumbia në Shqipëri në vitin 2018.

Ndërsa vetëm pak muaj më parë policia sekuestroi në portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një kontejner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. Sipas hetimeve kontejneri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij, ndërsa vendi i origjinës ishte i njëjtë; Amerika Latine.

Ndërkaq, Fatmir Pjetri ka qenë personi tjetër që ka tentuar të arratiset bashkë me Çekajn teksa ndodheshin në sallën e ajrimit. Pjetri është dënuar me 30 vjet burg  për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”

Vinkmag ad

Read Previous

Milaim Zeka u drejtohet shqiptarëve: O popull i mjerë, problem janë plehrat në bregdetin tuaj, jo muzika serbe

Read Next

Rama: Unë jam tradhtari që fola në mes të Beogradit që Serbia të njohë Kosovën, por juve ‘nuk iu han luli’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular