Search
Close this search box.

Ministrja e Financave: Kemi rritur pagat, s’dimë të ketë njerëz të varfër

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se ka pasur disa rritje të çmimeve, por theksoi se ekonomia vendase është në rritje.

Sipas saj, në të gjithë analizën e ardhur nga FMN-ja dhe nga Banka e Shqipërisë, nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëve.

Ajo shtoi se pagat janë rritur përgjatë viteve të kaluara dhe do të vazhdojnë të rriten në bazë të programit të qeverisë në 4 vitet e ardhshme.

Ibrahimaj: Ka pasur disa rritje të çmimit. Në muajin shtator inflacioni ishte 2.5%, ndërkohë inflacioni që tregon një rritje të ekonomisë duhet të shkojë në 3%. Banka e Shqipërisë parashikon se ky nivel do të arrihet në vitin e ardhshëm. Në të gjithë analizën e ardhur nga FMN-ja dhe nga Banka e Shqipërisë, nuk ka asnjë sinjal për varfërim të xhepave të shqiptarëve apo për rritje të normave të interesit. Dua të kujtoj se pagat janë rritur përgjatë viteve të kaluara dhe do të vazhdojnë të rriten në bazë të programit të qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Pra, të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare kanë ardhur në rritje gjatë gjithë periudhës së kaluar.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Plas në Veri të Kosovës, serbët përplaset me policinë e Kosovës dhe djegin makinat

Read Next

Edi Rama kryen ndryshime në qeveri (Emrat)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular