“Mos më prek me dorë mua, këtu do të plasë REVOLTA!”, protestuesit përplasen me policinë te kryeministria

Jepi Share

Forcat e policisë kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit të cilët janë mbledhur sërish për të vazhduar protestën e nisur në orën 11:00 të mëngjesit të sotëm. Qytetarët të cilët janë ngritur në protestë kundër rritjes së çmimeve kanë njoftuar se do të rrinë para kryeministrisë për 24 orë.

Në argumentin e dhënë nga policia thuhet se shpërndarja po bëhet për shkak se protestuesit nuk kanë marrë leje për një protestë që do zgjaste edhe më shumë. Kjo është hedhur poshtë nga protestuesit të cilët thanë se njoftimin e kishin dorëzuar për protestë 24 orëve.

“Folni mor zotëri, më jepni një argument ligjor përse keni ardhur këtu. Ne e kemi një qëllim pse kemi ardhur këtu. Ju çfarë pune keni këtu? Nëse është ndonjëri prej jush burrë të na shpjegojë përse keni ardhur këtu të ndaloni protestuesit?” – u shpreh njëri prej protestuesve.

“E mos më prek me dorë. Këtu do të rri. Ku të iku unë  more? Këtu do të plasë revolta më keq”, iu drejtuanjë prej protestuesve policisë.

“Kjo është polici private, nuk përfaqësoni policinë shqiptare. Jeni  polici private e Edi Ramës”, tha një tjetër qytetar.

Vinkmag ad
Jepi Share

Read Previous

“Nuk ishte e lehtë”/ Sali Berisha tregon nëse është penduar për rikthimin e tij në politikë: Ja çfarë më thanë të afërmit kur e morën vesh

Read Next

Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit/ Sali Berisha: “Shtëpia e Lirisë”, opozita e vërtetë! Kisha vetëm një frikë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular