Search
Close this search box.

Mund të ketë sulme terroriste më 30 nëntor? Reagon policia e Kosovës: Ja si qëndron e vërteta

Për shkak të  rrezikut nga një sulm i mundshëm, përfaqësues të diplomacive të huaja në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare. Por, Policia e Kosovës thotë për Telegrafin se është duke ndërmarr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend.

Mësohet se periudha e rrezikut ishte raportuar nga 26 deri më 29 nëntor, kurse autoritetet e sigurisë jo zyrtarisht janë njoftuar me këtë rast.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe konform autorizimeve ligjore që ka trajton çdo informacion apo çështje e cila ndërlidhet me fushëveprimin policor”, thuhet në përgjigjen e Policisë. Më tej, Policia thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”, ka thënë policia për Telegrafin.

Ndryshe, ambasadat në Kosovë i njoftojnë punonjësit e tyre sa herë që ka informata për rreziqe të mundshme për sigurinë e tyre.

Vinkmag ad

Read Previous

VIDEO/Milaim Zeka: Edi Rama ia futi Albin Kurtit, se është dashnori i tij

Read Next

Mero Baze: Çfarë ka Berisha që flet përditë për vdekjen e tij?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular