“M’vjen keq që po i fus hundët n’ku*vllëkun e partive”/ Aktori i njohur reagon ashpër ndaj…

Aktori dhe shkrimtari, Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetit të LDK-së Driton Selmanajt. Reagimi i shkrimtarit ka ardhur pasi kjo parti por edhe deputeti nuk e përkrahën rezolutën për ndalimin e referendumit serb. Lajçi nëpërmjet një postim në Facebook i parashtroi dy pyetje Selmanajt, teksa tregoi se PDK-ja nuk e mbështeti kryeministrin Kurti. “M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, por ju kurr s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën! Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!”, ka shkruar Lajçi ndër të tjera në shënimin në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Dy pyetje

Driton, Ti shkove në mbledhje, por nuk e mbështete rezolutën për mos referendumin e Sërbisë n’shtetin tand?

Pse?

Nga kush u frigove? A po kujtofte se do të dështoi Albini e deshte me mbetë mik me listën serbe: Unë s’votova, e patë?! Kurse ju PD- kyja që thatë e mbështesim qëllimin por s’marrim pjesë në kuvend, a kujtoftët se ky asht qyqan e deshtët me lanë vetëm e pastaj me thanë: Ja ky që s’guxon me vu firma, si komandantët tonë!

M’vjen keq që po i fus hundët n’kurvnillëkun e partive, por ju kurr s’guxuet me ia pre Serbisë kërthizën! Kështu keni thanë që 10 vite: Hajt le t’votojnë edhe sivjet!

Vinkmag ad

Read Previous

Serbët u nisën për të votuar në Mitrovicë, policia i flet vetëm shqip dhe bën veprimin e guximshëm ndaj tyre

Read Next

Shtetet e Quint-it, të mos harrojnë edhe Krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular