Një grup serbësh ishin nisur sot nga veriu i Mitrovicës për në jug të saj për të votuar për referendumin përmes postës që gjendet në këtë pjesë të qytetit.about:blank
Mirëpo, ata u kthyen prapa nga policia të cilët komunikuan me ta vetëm në gjuhën shqipe.
Serbia sot mbajti një referendum në të cilin qytetarët e saj u pyetën për “a jeni për konfirmimin e aktit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Serbisë?”.
Ndryshimet kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe janë pjesë e përpjekjeve të Serbisë për t’u afruar me strukturat evropiane. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se ndryshimet kushtetuese të Serbisë duhet të sigurojnë një gjyqësor të pavarur dhe pa ndikime politike.
Beogradi vendosi të shtunën që serbët nga Kosova të votojnë në disa qytete në jug të Serbisë, meqë Prishtina nuk lejoi votimet në Kosovë.
