“Na turpëruan këta injorantë”/Shpërthen keq Spartak Ngjela, lëshon deklaratën e fortë për ngjarjen që bëri bujë

“Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.  Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi”, kështu shkruan avokati i njohur Spartak Ngjela në Facebook.

Postimi i Ngjelës

Dekreti i Metës për shkarkimin e gjeneralit Barjam Begaj, edhe pse Meta është jashtë Shqipërisë, juridikisht dekreti është bërë dhe është firmosur në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sepse akti juridik është kryer në ambasadën e Shqipërisë në Turqi.

Asnjë normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare nuk njohin injorantët që kanë drejtuar Shqipërinë, kur thonë se Presidenti Meta e ka firmosur dekretin e tij dje, jashtë territorit shqiptar.

Ç’janë këta injorantë që nuk e njohin ekstraterritorialitetin si normë kryesore të së Drejtës Ndërkombëtare!

Çdo territori i ambasadës shqiptare në çdo vend të huaj është ekstraterritor i shtetit shqiptar. Dhe çdo ambasadë e huaj me selinë e vet në Tiranë, nuk është juridikisht territor shqiptar, sepse ajo ka ekstraterritorialitetin e shtetit që e ka dërguar.

Është kjo normë e së Drejtës Ndërkombëtare që u jep diplomatëve imunitetin diplomatik.

Kjo është në fakt e Drejta Ndërkombëtare.

Edhe ambasada e Shqipërisë në Turqi, juridikisht, është ekstraterritor i shtetit shqiptar.

Na turpëruan ndërkombtarisht këta injorantë që nuk njohim normën kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Po pse, ju mendoni se hyrja e shqiptarëve në ambasadën gjermane në vitin 1989- 1990 dhe që nuk shkoi Sigurimi i Shtetit dhe Ramiz Alia t’i merrte këta persona, ishte mëshira e Ramizit? Hahahaha

Jo ore jo, se Ambasada Gjermane në Tiranë, me ekstraterritorialitet, quhet ekstraterritor gjerman në Shqipëri dhe është nën juridiksionin e Gjermanisë. Shkelja me dhunë e këtij territorit është gjendje lufte.

E pra, dekreti i Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e gjeneralit Bajram Begaj është ndërmarrë si akt juridik në ambasadën e Shqipërisë në Turqi, prandaj, juridikisht, Presidenti ka qenë në një ekstraterritor shqiptar. Domethënë gjatë firmosjes së dekretit të tij, juridikisht, ai ka qenë në Shqipëri.

Vinkmag ad

Read Previous

‘Paralizohet’ totalisht Vlora, ç’po ndodh në akset kryesore rrugore të qytetit

Read Next

(VIDEO) Pamje të tmerrshme/ Çmendet i riu, lidh qenin me tel dhe e rrotullon në ajër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular