‘Paralizohet’ totalisht Vlora, ç’po ndodh në akset kryesore rrugore të qytetit

Dyndja e pushuesve vendas dhe të huaj drejtë Vlorës ka sjell paralizim të qytetit Akset në të cilat ka trafik të rënduar janë Lungomare, Transballkanike, ndërsa aksi më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës.

Kjo ka krijuar radhë të automjeteve, e cila shkon me km të tëra në gjatësi. Teksa për të përshkruar këtë aks rrugor të duhen më tepër se dy orë.

Policia Rrugore dhe ajo e Rendit janë dorëzuar përballë këtij fakti, pasi ndërhyrja e tyre e pamjaftueshme për të zhbllokuar trafikun dhe orientuar pushuesit.

Bye-Passi i Vlorës mbetet jashtë funksionit deri në korrik, ndërsa për ironi të fatit trafiku në Vlorë vjen pikërisht në ditën pa makina.

Vinkmag ad

Read Previous

(VIDEO) Kallashët e hedhur në ujë/Policia nxjerr pamjet nga megaoperacioni: Ja momenti i arrestimit të grabitësve të bankës

Read Next

“Na turpëruan këta injorantë”/Shpërthen keq Spartak Ngjela, lëshon deklaratën e fortë për ngjarjen që bëri bujë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular