Search
Close this search box.

Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare poeti Lefter Çipa, mjeshtër i madh i poezisë popullore

Poeti Lefter Çipa është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lefter Çipa ka lënë pas një krijimtari të gjerë në libra e tekste këngësh.

Ai njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare. Lefter Çipa është autor i 18 librave të botuar me poezi si : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, etj. Konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë.

Lefter Çipa është edhe autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Vinkmag ad

Read Previous

Rama vazhdon propagandën: Do t’ju vaksinojmë të gjithëve, ashtu siç ndërtuam shtëpitë pas tërmetit

Read Next

Ndarja nga jeta e poetit Lefter Çipa/Ismail dhe Helena Kadare: Humbje e një vlere të çmuar kombëtare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular