Ndahet nga jeta Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Duka: Nuk arrij ta besoj

Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një arresti kardiak.

Laze gjatë presidencës së tij ktheu titullin kampion pas shumë vitesh në Elbasan. Në drejtimin e tij, klubi i Elbasanit për disa vite u kthye në një nga skuadrat më të suksesshme në futbollin shqiptar duke fituar titullin e dytë kampion në historinë e klubit pas 22 vitesh, në sezonin 2005-2006.

Për ndarjen nga jeta të tij ka reaguar edhe Presidenti i FSHF, Armando Duka.

Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne. Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimizëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar. Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë miku im, do më mungosh!”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Vinkmag ad

Read Previous

Artan Hoxha: Ja kush është grupi që mbron Lulzim Bashën

Read Next

Autorët e pritën 37 vjeçarin te hyrja e pallatit dhe…/Zbardhet dinamika e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular