Autorët e pritën 37 vjeçarin te hyrja e pallatit dhe…/Zbardhet dinamika e atentatit të mbrëmjes së djeshme në Vlorë

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur dje në Vlorë ku mbeti i plagosur 37 vjeçari Diego Hanaj.

Hanaj ka qenë duke pirë kafe disa minuta përpara ngjarjes kur një automjet i dyshuar Audi e ka pritur tek hyrja e pallatit të tij në lagjen “Pavarësia.”

Kur Hanaj po shkonte për në banesë nga automjeti janë ulur xhamat është nxjerrë një armë e llojit pistolete dhe është qëlluar drejt tij. Fatmirësisht Hanaj e ka vënë re pistoletën dhe ka filluar të vrapoj deri tek marketi pak metra më tutje. Në drejtim të tij mendohet të jetë shtënë rreth pesë herë.

Një plumb e ka kapur në dorë, një tjetër tek xhamat e një ndërtese ndërsa një plumb tek xhami i marketit në fjalë. Kur 37 vjeçari ka shkuar tek marketi automjeti është larguar.

Kamerat e marketit kanë fiksuar pjesën ku Hanaj vrapon në drejtim të marketit, por pa fiksuar automjetin, i cili besohet se është larguar në drejtim të rrugës Transballkanike për të pasur mundësi të humbasë gjurmët dhe ti shpëtoj policisë. Ai është dërguar më pas në spital në spital nga persona që ndodheshin aty pranë teksa edhe policia është lajmëruar nga banor të lagjes të terrorizuar për ngjarjen.

Mendohet se rreth 10 persona janë pyetur për ngjarjen, disa prej tyre të shoqëruar edhe në komisariatin e Vlorës janë dëshmitar okular të cilët kanë parë ngjarjen dhe mund të kenë më shumë të dhëna.

Në dëshminë e tij të parë në policia Hanaj ka thënë se nuk ka mundur mundur ti njohë autorët, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes apo konflikteve të kohëve të fundit, por nuk përjashtohen as pistat e tjera.

Vinkmag ad

Read Previous

Ndahet nga jeta Presidenti i klubit të futbollit të Elbasanit, Duka: Nuk arrij ta besoj

Read Next

Plagosja e 37 vjeçarit në Vlorë/ Policia gjen të djegur Audi Q7, që dyshohet se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular