Search
Close this search box.

‘Ndalo dhe identifikohu’/Aldi Rama refuzoi t’i dorëzohej policisë, i fut plumbin vetes. Çohet në gjendje të rëndë drejt spitalit

Autori i vrasjes së efektivit të policisë së krimeve të rënda në Lezhë, Aldi Rama ka qëlluar veten gjatë aksionit për kapjen e tij nga policia.

Uniformat blu i kanë kërkuar 21 vjeçarit që të dalë nga vendi ku ishte fshehur dhe të identifikohej, por Rama ka refuzuar që të dalë para forcave të policisë duke u vetëqëlluar me armën e tij. Sipas informacioneve të fundit të policisë së Lezhës, gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe po transportohet me ambulancë drejt spitalit.

Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit. Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”. Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Vinkmag ad

Read Previous

I fut plumbin vetes 21-vjeçari Aldi Rama, autori i vrasjes së oficerit të Krimeve

Read Next

Vrasja e efektivit të policisë/Berisha: Vrasësi 21 vjeçar ‘rrinte’ me Edi Ramën dhe mbante pistoletë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular