I fut plumbin vetes 21-vjeçari Aldi Rama, autori i vrasjes së oficerit të Krimeve

Autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, 21-vjeçari Aldi Rama bëhet e ditur se ka qëlluar veten.

Sipas informacioneve të fundit, i riu ka tentuar t’i japë fund jetës dhe gjendja e tij mësohet se është e rëndë. Ndërkaq e gjithë Policia, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Lezhën për kapjen e tij, ndërsa në zonë ka edhe helikopter e autoblinda.

Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit. Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”. Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Vinkmag ad

Read Previous

Berisha: Policin në Lezhë e vranë narkobanditët e Edi Ramës

Read Next

‘Ndalo dhe identifikohu’/Aldi Rama refuzoi t’i dorëzohej policisë, i fut plumbin vetes. Çohet në gjendje të rëndë drejt spitalit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular