Vrasja makabre e të miturit Mateo Vasliu ka ngritur në këmbë të gjithë vendin. Në rrjet është kërkuar solidariteti i të gjithë qytetarëve që të mblidhen nesër para Kryeministrisë. Qytetarët do të ndezin një qiri për të miturin, i cili u vra mizorisht nga fqinji i tij monstër, Klodian Çalamani.
“Ndezim një qiri për ëngjëllin Mateo, e premte, ora 18:00 para Kryeministrisë,”-shkruhet në nismën e ndërmarrë në rrjet.

Ngjarja e rëndë u shënua të martën, kur i mituri i zhdukur prej disa orës, u gjet i groposur në oborrin e fqinjit të tij. 8-vjeçari i kishte dërguar bukë fqinjit të tij, i cili e qëlloi pas koke më lopatë dhe më pas e groposi. Por mendohet se 38-vjeçari tashmë i arrestuar edhe e ka abuzuar seksualisht, por asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga ana e Prokurorisë. Deri më tani monstra e Fierit nuk ka bërë asnjë reagim, përveç dëshmisë së parë të marrë në momentin e arrestimit.
