Në kulmin e infektimeve/Mjeku i njohur: Jemi në skenarin më të keq me koronavirusin

Shqipëria po arrin skenarin më të keq nga pandemia e COVID-19. Ky është konstatimi që bën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas saj, vendi ynë është në nivelin më të lartë të transmetimit komunitar të koronavirusit.

Vetëm 7 ditët e fundit, infektimet kanë arritur në 266 raste për 100 mijë banorë, duke tejkaluar incidencën e 189 shteteve të botes, dhe lëmë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilin, Spanjën dhe Italinë, vendet  më të goditura nga pandemia. Por si lexohet situata nga specialistët në vend?

“Ne jemi në transmetim komunitar të nivelit më të lartë, ai C4 sipas OBSH. Po t’i merrni indikatorët tonë ne jemi qartësisht në transmetim komunitar sipas skenarit më të keq të mundshëm. Jemi relativisht qëndrueshëm po skenari është ky” thotë për A2 epidemiologu Ilir Alimehmeti.

Ai është kritik ndaj kufizimeve  që po aplikon qeveria këtë periudhë. Madje sipas tij, masat e fundit nuk kanë dhënë efektet e duhura. Alimehmeti këmbëngul për masa të shtuara ndaj lokaleve dhe restoranteve, një nga burimet kryesore të përhapjes së virusit.

Me ngrohjen e motit dhe frekuentimin e ambienteve te hapura, Alimehmeti thotë se ulja e infektimeve  pritet të ndihet në fund të marsit, ndërsa në spitale kjo situatë do të reflektohet dy javët e para të prillit.

Vinkmag ad

Read Previous

Ambasadori britanik thirrje partive politike: Mos kandidoni njerëz me të shkuar kriminale

Read Next

Koncesioni i ri 100 mln euro i karburanteve/PD dorëzon padinë në SPAK: Rama po vjedh shqiptarët, do japë llogari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular