Nga sot, 1 korrik 2021, ora policore për lëvizjen e qytetarëve do të shtyhet me një orë.
Kështu, kufizimi policor në kuadër të masave kundër pandemisë do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Po kështu do të lejohen edhe kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuara.
Publik i kufizuar do të lejohet edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.
Nga ana tjetër orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00 deri në 06:00, pavarësisht thirrjeve të bizneseve për ta hequr këtë fashë orare.
Ditët e fundit kanë shënuar një ulje të ndjeshme të numrit të te infektuarve, kur ditën e sotme kishte 7 të tillë dhe asnjë vdekje.