Ngjarja e rëndë në Komisariat/ “Rekrutimi i efektivëve tërësisht politik”, ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit bën deklaratën e fortë: Kanë punësuar përdorues të drogës dhe me probleme…

Ish drejtuesi i lartë i policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka folur ditën e sotme për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Komisariatin nr.3 të Tiranës, ku një efektiv qëlloi për vdekje kolegun e tij.

Prençi tha se kjo vinte si shkak i procesit të rekrutimit në polici që sipas tij ishte tërësisht politik. Ai shtoi se në 8 apo 9 vitet e fundit, si shkak i rekrutimeve politike, ishin punësuar në policinë e shtetit persona të cilët janë përdorues të drogës dhe me probleme në personalitet.

‘’Prapa sloganit ‘policia që duam’ fshihen shumë gjëra dhe krime dhe banalitete të bëra mbi organizatën e policisë. Prej disa vitesh procesi i rekrutimit në policinë e shtetit është plotësisht politik. Janë rekrutuar përdorues masiv të drogës, me probleme në personalitet, kultivues të bimëve narkotike. Kjo të bën të mëndosh përse policia e shtetit është parë si joshje për patronazhistët dhe forumet rinore të PS-së. Kjo është vërtetuar sepse brenda 2 muajve kemi disa ngjarje të rënda brenda komisariateve të policisë.

Kemi vrasjen e Klodian Rashës më pas edhe atë të policit tjetër që vrau një person në supermarket. Pra kjo ka të bëjë me personalitetin. Kemi rastin e punonjësit të policisë me 1.5 vite punë që vret atë me mbi 20 vite eksperiencë. Akademia e policisë studion përgatitjen psikologjike të sjelljes me kolegun me eprorin me atë me gradë më të lartë dhe me atë të barabartë me të. Nëse një punonjës policie nuk zotëron emocionet e vetëpërmbajtjes, sepse kur nuk duron dot shakatë e një kolegu mendo pastaj për huliganët holandeyë. Çfarë do bësh me ta ti? Do marrësh automatikët e të vrasësh tifozët’’– u shpreh Prençi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.