Katër persona kanë ndërruar jetë në një dhome saune në një qendër relaksi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Qerretit, Kavajë. Endenuk dihen rrethanat e ngjarjes apo emrat e personave që kanë humbur jetën brenda dhomës së saunës. Pritet të zbardhen detaje nga momenti në moment.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavaje,në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe,
N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 60 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
